Ekzekutimi i 40-vjeçarit/ Postobllok në rrethrotullimin e Bradasheshit në Elbasan, kontrollohen të gjitha makinat

11 Qershor 2020, 23:31

Në rrethrotullimin e  Bradasheshit është ngritur pikë postoblloku nga policia e Elbasanit, policia e rendit si dhe forcat Shqiponja, të cilët do të kontrollojnë çdo automjet i cili vjen nga kryeqytetit. Postoblloku është ngritur për kapjen e autoreve  pasi në Komunën e Parisit në Tiranë mbeti i vrarë mbas një atentati 40 -vjeçari Hekuran Billa.