Ekzekutimi i 50-vjeçarit në Fier/ Policia sekuestron kamerat e një lokali! Autori i maskuar

26 Tetor 2020, 12:59

Detaje të reja vijnë nga ekzekutimi i 50-vjeçarit Ahmet Toska në Fier. Burime për Report Tv bëjnë me dije se policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të një lokali i cili ishte rreth 100 metra larg vendit të ngjarjes.

Në regjistrime është parë autori i maskuar i cili ka ecur në këmbë drejt vendit ku është ekzekutuar 50-vjeçari.

Policia ka shoqëruar disa banorë të zonës për t'i pyetur.

  •