Ekzekutimi i 51-vjeçarit në Rrëshen/ Banori: Kishim respekt, ishte i komunikueshëm e i sjellshëm

16 Dhjetor 2020, 12:20

Banorët në Rrëshen e përshkruajnë Anton Kelin, 51-vjeçarin që u ekzekutua mbrëmjen e djeshme, si një njeri të respektueshëm dhe të komunikueshëm.

"Kemi respekt. Ka qenë i komunikueshëm me njerëzit, i sjellshëm, ka qenë komunikues me të gjithë. Këtu ka qenë nënën e tij, familjen e kishte në Gjermani, ka një periudhë kohe, punë muajsh. Ka pasur një biznes me sa di",tha një prej banorëve.