Ekzekutimi i babë e bir në Elbasan, arrestohet Ardjan Çapja, shpallet në kërkim Florenc Çapja

29 Mars 2021, 15:38

Arrestohet Ardian Çapja, 53 vjeç,  ndaj të cilit është bërë 3 herë atentat dhe ka mbijetuar. Ai është arrestuar në Elbasan nga forcat RENEA, ndërsa është shpallur në kërkim vëllai i tij Florenc Çapja, 40 vjeç. Të dy janë të dyshuar se kanë vrarë në 2012 babë e bir në shtëpinë e tyre, Gentian Beqiri dhe Nezir Beqiri.