Ekzekutimi i Behar Sofisë, arrestohet grupi i vrasësve me pagesë! Autori bashkëpunon me drejtësinë

13 Mars 2021, 11:05 | Përditesimi i fundit: 2021-03-13 16:49:09

Arrestohen autori dhe 3 bashkëpunëtorët e vrasjes së Behar Sofisë e ndodhur më 25 shkurt në Tiranë. Sipas policisë është arrestuar vrasësi i biznesmenit si dhe bashkëpunëtorët e tij. Në Mal të Zi është arrestuar autori Ernejt Shyti, 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Para autoriteteve ai ka pranuar autorësinë e krimit ndërsa ka treguar se e ka bërë kundrejt pagesës. Duke marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Shyti ka tradhtuar bashkëpunëtorët e tij, duke i çuar në pranga.