Ekzekutimi i Behar Sofisë, arrestohet grupi i vrasësve me pagesë! Autori: Na premtuan 50 mijë euro! Tradhton 3 bashkëpunëtorët! Policia: Maska dhe rrobat zbuluan killerin

13 Mars 2021, 15:30

#reportTV #lajmeshqip #lajme Arrestohet grupi i vrasësve me pagesë që ekzekutuan Behar Sofinë më 25 shkurt pranë Piramidës në Tiranë. Ekzekutori 24 vjeçar Ernejt Shyti, pas arrestimit pranoi se e ka vrarë për 50 mijë euro Behar Sofinë. Shyti u ndalua nga policia e Malit të Zi pasditen e djeshme në Podgoricë aty ku ai jetonte dhe punonte si punëtor ndërtimi dhe pasi është vënë përballë provave si ADN dhe pamje filmike, ai ka rrëfyer se porosinë e mori nëpërmjet rrjeteve sociale. Shyti i tregoi grupit hetimor se pjesë e grupit për të ekzekutuar 66 vjeçarin Behar Sofinë ishin edhe Xhuljano Visha 28 vjeç, Leonard Xhixha 30 vjeç dhe Skënder Vathi 54 vjeç. Më premtuan se nëse do të vrisja Behar Sofinë do fitonim 50 mijë euro, nga të cilat unë do merrja 20. Tre ditë para se ta vrisja duke e qëlluar dy herë me pistoletë më dhanë fotografinë e Sofisë dhe adresën e shtëpisë dhe kafes ku qëndronte. E ndoqa këmba këmbës, nuk e njihja më parë, skisha asnjëkonflikt me të. Kur ai ishte i vetëm vendosa ta qëlloj dhe u largobva me biçikletë. Armën nuk e hodha në lanë por nga kodrat e liqenit", ka thënë ai. Me këtë rrëfim Ernjet Shyti ka ndihmuar hetuesit të shkojnë tek tre bashkëpunëtorët e tij si dhe të kthejnë provat e tyre. Fillimisht është gjetur maska anti COVID e Shytit e hedhur në hyrje të Kodrave të Liqenit, ku nga analizimi i ADN-së ka zbuluar se ishte përdorur nga 24-vjeçari. Ernjet Shyti rezulton se nuk është i skeduar për krime më parë ndërsa ishte banor i lagjes mbi maternitetin e ri nëTiranë. Në banesë ai kishte vetëm nënën ditën që trokiti policia. Shyti rezulton se pas ngjarjes ka qëndruar për pak ditë në Shkodër dhe është larguar më pas drejt Mal të Zi, për tu rikthyer në Shqipëri pas 17 ditësh në prangat e policisë. Tre bashkëpunëtorët e Shytit janë persona të njohur për policinë të përfshirë më herët në vrasje, vendosje tritoli dhe vjedhje.