Ekzekutimi i Billës/ Dëshmia e Markut: S'kam vrarë njeri! Avokati: U arrestua pa urdhër ndalimi!

22 Qershor 2020, 14:58

Me maskë dhe nën shoqërinë e dy policëve Viktor Marku, i dyshuari i policisë dhe prokurorisë për ekzekutimin e Hekuran Billës ka dalë para gjykatës. I qetë në pamje dhe me kërkesën që mos filmohet nga kamerat ai ka refuzuar pjesëmarrjen në krim. "Policia të thotë çfarë të dojë, unë s'kam vrarë njeri. Ditën e vrasjes dhe deri kur më arrestuan kam qenë në Mal të Zi. Të gjejnë autoret."Ishte kjo dëshmia e Markut dhënë një ditë më parë në polici mbajtur edhe me seancën me dyert të mbyllura përballë gjyqtarit Lazër Sollaku. Ky version u përforcua edhe nga avokati i tij Ilir Murati. I pyetur për nipin e Viktorit, Sebastian Mali Murati tha se ai në zonën e krimit ka qenë për të blerë sende personale. Seanca u ndërpre për të rifilluar të martën në ora 9:45 pasi gjykata ka kërkuar që të vihet në dispozicion të saj procedura e ndalimit e më pas arrestimit të Viktor Markut nga autoritetet malazeze. Viktor Marku, u arrestua në Mal të Zi, i cili kishte hyrë ilegalisht dhe tentoi që të largohet që andej me identitet tjetër, por u prangosu. Mbrëmjen e 11 majit u ekzekutua Hekuran Billa në lagjen Kristal në Tiranë, Billa është personi që në 2006 ka marrë pjesë në vrasjen e vëllait të Viktorit në Angli, të ndjerit Prel Makur. Për këtë krim në pranga janë Viktori dhe nipi i tij, të cilët e kanë kryer në bashkëpunim thotë policia duke përdorur edhe skemën e një mjeti me qira të marrë tek një firmë private.