Ekzekutimi i rapsodit dhe mikut të tij në Lezhë/ I arrestuari mohon krimin: S'kam lidhje me ngjarjen

28 Prill 2020, 11:35 | Përditesimi i fundit: 2020-04-28 12:00:18

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Aleksandër Përdoda ka mohuar që të ketë vrarë rapsodin e njohur Kol Murrani dhe mikut të tij Preng Simoni. Në dëshminë e dhënë në Komisariat, mësohet se Përdoda ka mohuar krimin, duke thënë se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen, megjithatë hetimet vijojnë.

40-vjeçari, autor i dyshuar, ka qenë i arrestuar më herët për vrasje e mbetur në tentativë, por është lënë i lirë.