Ekzekutimi i Pjerin Xhuvanit, Gazmend Bardhi dhe Luçiano Boçi në skenën e krimit! Bardhi: Makina atje është e mbushur me karta identiteti dhe para

21 Prill 2021, 15:16

Në vendin e ngjarjes ku është ekzekutuar Pjerin Xhuvani, kanë shkuar edhe drejtuesi politik PD-së në Elbasan, Gazmend Bardhi dhe kandidati i PD-së, Luçiano Boçi. Prania e tyre në skenën e krimit lidhet edhe me faktin se shumë pranë vendit të ngjarjes ndodhen edhe zyrat elektorale të PD-së.