Ekzekutimi i Pjerin Xhuvanit, Gazmend Bardhi: Makina atje e mbushur me karta identiteti dhe para

21 Prill 2021, 16:07

#reportTV #lajmeshqip #lajme Në vendin e ngjarjes ku është ekzekutuar Pjerin Xhuvani, kanë shkuar edhe drejtuesi politik PD-së në Elbasan, Gazmend Bardhi dhe kandidati i PD-së, Luçiano Boçi. Prania e tyre në skenën e krimit lidhet edhe me faktin se shumë pranë vendit të ngjarjes ndodhen edhe zyrat elektorale të PD-së. Bardhi tha për mediat se nuk ka shumë informacion sesi ndodhi ngjarja, por thotë se makina është e shtabit elektoral të Taulant Ballës.