Ekzekutimi i Pllanajt në Shkodër/ Autorët i bënë pritë afër shtëpisë, e qëlluan në lëvizje për rreth 150 metra, mori 30 plumba në trup!

5 Prill 2021, 11:25 | Përditesimi i fundit: 2021-04-05 13:29:41

Ekzekutohet në një atentat pranë shtëpisë, biznesmeni Bardhok Pllanaj në Shkodër, i cili është qëlluar me 30 plumba kallashnikovi në trup, teksa lëvizte me makinën e tij. 7 vite më parë, i dyshuar si trafikant narkotikësh, ai arriti t'i shpëtonte policisë pasi u fsheh në automjetin e ish-deputetit Mark Frroku, edhe pse ky i fundit e ka mohuar. Deri më tani nuk ka asnjë person të shoqëruar.