Ekzekutimi i tregtarit të makinave në Lushnje/ Si u iu vra nipi dy vite më parë nga banda e Aldo Bares

1 Tetor 2019, 10:12

Ngjarja e ndodhur ditën e sotme në qytetin e Lushnjes ku mbeti i vrarë Besmir Hida ka lidhje me një vrasje të ndodhur 2 vite më parë. Hida është daja i Zamir Latifit i vrarë dy vite më parë. Nga ngjarja e dy viteve më parë, mbetën të vdekur Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa u plagosën Marius Xhepexhiu, pronar i lokalit ku ndodheshin dy viktimat si dhe një kalimtar. 

Atentati kishte lidhje me ngjarjen e datës 25.09.2016 ku është tentuar të vritet me armë zjarri nipi i Aldo Bares, Xhulio Shkurti. Për këtë ngjarje Haxhia ishte në kërkim, pasi ishte dënuar me 24 vite burg në mungesë, ndërsa vrau edhe dy persona të tjerë.