Vrasja e 65-vjeçarit Viktor Bardhi, një ditë më parë në fshatin Ndërfushaz të Mirditës, vijon të mbetet pa autor. Hetuesit kanë marrë në pyetje 10 persona, mes tyre anëtarë të fisit Reçi. Janë sekuestruar disa kamera, por ende s’ka asnjë gjurmë të autorëve. As armët e krimit s’janë gjetur.