I ekzekutuari në Elbasan, pamjet kur policia italiane goditi grupin e drogës dhe e arrestoi bashkë me të vëllain në 2013

30 Dhjetor 2018, 12:38 | Përditesimi i fundit: 2018-12-30 12:41:36

Detaje të reja zbulohen për ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e kësaj të shtune në Elbasan. Shqiptarja.com mëson se Endrit Alibej, është arrestuar në vitin 2013 si pjesë e një grupi që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Italisë. Alibej, asokohe 29 vjeç, sot 34 vjeç. Ai u arrestua në vitin 2013, bashkë me të vëllain e tij, Andrea Alibej, dhe ishin kokat e një grupi që trafikonte drogë në veriun e Italisë.