Ekzekutohet biznesmeni i ndërtimit në Himarë! Borxhi 70 mijë euro dhe konflikti për pronën 2 pistat e hetimit! Kapet autori, pranon autorësinë e krimit! Gjendet arma dhe furgoni

17 Tetor 2020, 10:50 | Përditesimi i fundit: 2020-10-17 15:47:58

Ekzekutohet biznesmeni i ndërtimit,  Niko Goro, 51 vjeç, djali i xhaxhait të kryebashkiakut, Jorgo Goro në shëtitoren e qytetit. Report Tv mëson se Goro u ekzekutua sapo doli nga supermarketi në pronësi të motrës së tij, edhe kjo e fundit e plagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja është regjistruar rreth orës 08.55 minuta.

HIMARË- Një ngjarje e rëndë ka tronditur Himarën mëngjesin e kësaj të shtune. Mësohet se biznesmeni Niko Goro, 51 vjeç, djali i xhaxhait të kryebashkiakut, Jorgo Goro, është ekzekutuar me armë zjarri në shëtitoren e qytetit. Report Tv mëson se Goro u ekzekutua sapo doli nga supermarketi në pronësi të motrës së tij, edhe kjo e fundit e plagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja është regjistruar rreth orës 08.55 minuta në vendin e quajtur rrethrrotullimi që të çon në lagjen Spille Himarë dhe shkak është bërë një konflikt për pronën, pasi autori, 53-vjeçari nga Tirana Kliti Leka pretendon se biznesmeni i ka marrë tokën duke ndërtuar një pallat dhe nuk i ka "dhënë pjesën e tij". Dyshohet se bëhet fjalë për një borxh prej 70 mijë euro, nisur edhe nga dëshmia e Lekës para uniformave blu. "I kam dhënë tokën nuk më ka dhënë lekët. Po ndërton në tokën time", mësohet të ketë thënë Leka. 

Megjithatë flitet se shkak mund të jetë edhe një marrëveshje e lidhur dy vite më parë ku Leta do t'i vinte në dispozicion tokën që zotëronte në Himarë, mbi të cilën biznesmeni Niko Goro, do ndërtonte pallatin. Në fakt Niko Goro, e ka ndërtuar objektin mbi sipërfaqen e tokës, por nuk ia kishte dhënë pjesën takuese Kliti Lekut. Pjesa takuese ishte përllogaritur në dy apartamente, por Kliti Leka, mendohet se ka marrë vetëm një apartament, megjithatë kjo mbetet për t'u vërtetuar.