Ekzekutohet 'Mond Çekiçi' në Durrës, para 2 muajsh i vranë shokun e ngushtë! Autorët me veshje ushtarake, i prenë rrugën, debatuan me shoferin! Gjendet makina e djegur në Sukth dhe kallashnikovi

20 Mars 2021, 15:52

DURRËS- Ekzekutohet me armë zjarri Edmond Koçi, ish-anëtar i bandës së Durrësit, i njohur ndryshe si “Mond Çekiçi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:40, në lagjen nr.16, Durrës, pranë Drejtorisë Arsimore.

Report Tv mëson se autorët kanë qenë të kamufluar me veshje ushtarake dhe të pamaskuar, të cilët janë parë nga shoferi i 43-vjeçarit. Mësohet se “Mond Çekiçi”, po udhëtonte me mjetin e tij, kur një makinë i ka ndërprerë rrugën. Në këto momente ka dalë shoferi i 43-vjeçarit për t’u sqaruar se çfarë kishte ndodhur dhe më pas një person nga mjeti tjetër ka qëlluar me breshëri në drejtim të “Mond Çekiçit”. Pak kilometra nga vendi i ngjarjes, në fshatin Sukth është gjetur një makinë e djegur, e cila dyshohet se i përkiste autorëve. Nga sa raportohet, kjo makinë kishte targa të vjedhura në Tiranë si edhe kallashnikovi. Pista kryesore e hetimeve është e kaluara e 43-vjeçarit. Ekzekutimi i Mond Çekiçit ndodhi pranë banesës së prindërve të tij rreth 200 apo 300 metra larg, ndërsa rreth 12 persona janë shoqëruar nëse kishin dijeni për ngjarjen dhe më pas janë lënë të mirë.