Ekzekutohet një person para një hoteli në Kurbin! Plagosen dy të tjerë, dyshohet se njeri prej tyre është autori

30 Maj 2020, 23:39

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Kurbin.

Ngjarja ka ndodhur në sheshin para një hoteli në aksin rrugor Lezhë-Mamurras afër kryqit të Gjormit, ku një person ka qëlluar me armë zjarri.