Ekzekutoi pronaren me urdhër të burrit, dënohet me burgim të përjetshëm Fatjon Karmeshtna

12 Mars 2019, 15:01

Gjykata për Krime të Rënda dënon me burgim të përjetshëm, Fatjon Karmeshtnen, për vrasjen e Suela Sulës, në prill të 2016-ës. Krimi u bë me urdhër të bashkëshortit të Suelës, Sadetin Sula, i cili gjithashtu është dënuar me burgim të përjetshëm në një vendim të qershorit 2018.

35-vjeçari Fatjon Karmeshtna, baba i katër fëmijëve, më 18 prill 2016  ka mbytur me duar Suela Sulën në tualetin e mobilerisë së saj në Bushat të Shkodrës, me urdhër të bashkëshortit Sadedin Sul, nënë e tre fëmijëve.

Në provat kundër tij është edhe një regjistrim audio i bërë nga telefoni i viktimës. Në këtë material dëgjohet se si Sadedin Sula dhe i dënuari, Karmeshtna, flasin me njëri-tjetrin. Nga biseda rezulton se ata kanë një raport të ngushtë dhe Sadedin Sula dëgjohet të thotë së ka dyshime se e shoqja e tradhtonte dhe kishte frikë se do të ndahej dhe do t'i merrte gjysmën e mobilerisë.