ELBASAN- Personat që dogjën makinat e dy efektivëve të policisë janë arrestuar.
Në prangat e policisë janë vënë Gerti Hysenbelli 31 vjeç dhe Brikin Rusta 20 vjeç me banim në Elbasan dhe me precedent të mëparshëm penal.
Dy efektivët e policisë janë Krenar Kasit, Shef i Paraburgimit në Bradashesh dhe Edvin Gjylit, oficer i Krimeve të Rënda në Policinë e Elbasanit.
Operacioni i koduar "Zjarrvënësit " ka arritur të zbardhë dy ngjarjet e rënda mbi djegien e automjeteve të efektivëve të policisë.
Të dy autorët janë me precedentë të mëparshëm penalë si dhe janë të dyshuar si atuorë për disa ngjarje të tjera.
31-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për plagosje, ndërsa i arrestuari tjetër Brikin Rusta rezulton i dënuar më parë për vjedhje.
