Elbasan, banorët në protestë për rrugën: Burim aksidentesh, të rregullohet kryqëzimi

19 Nëntor 2020, 16:24 | Përditesimi: 19 Nëntor 2020, 16:24

Janë ende të freskëta shenjat e përplasjes mes mjeteve në rrugën "Thoma Kalefi". Aksidentet në këtë segment janë të shpeshta.

Mungon totalisht sinjalistika rrugore, ndërsa kapërcimi i korsive përmes këtij kryqëzimi e shton më shumë rrezikun. Ankesat e banorëve të lagjes "Brigada 17" kanë rënë në vesh të shurdhët, ndaj janë ngritur në protestë për të sensibilizuar bashkinë dhe policinë rrugore.

r.k./Shqiptarja.com