Elbasan, bllokohen 11 fshatra, rrugët të ngrira të kalueshme vetëm me zinxhirë

14 Shkurt 2021, 09:48 | Përditesimi: 14 Shkurt 2021, 09:48

Në qarkun e Elbasanit dëbora ka vijuar deri në orët e para të mëngjesit duke shkaktuar probleme me lëvizjen e mjeteve dhe ngrica në rrugë. Si pasojë e stuhisë së dëborës 11 fshatra janë të bllokuara, ndërsa janë pa energji elektrike disa zona të Elbasanit dhe Librazhdit.

Vështirësi në qarkullimin e mjeteve ka në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, ndërsa drejtuesve të mjeteve u bëhet thirrje të ecin me kujdes dhe zinxhirë.

b.ha./Shqiptarja.com