Breshëri shkatërron të mbjellat në Elbasan , fermerët: Kërkojmë kompensim të dëmeve

23 Korrik 2018, 18:43 | Përditesimi: 24 Korrik 2018, 19:44

Reshjet e shiut të shoqëruara me breshër dhe stuhi  pasditen e së hënës kanë dëmtuar totalisht të mbjellat bujqësore  në Elbasan. Breshëri i diametrit 3-5 cm dëmtoi  cdo gjë, në një  moment ku prodhimtaria ishte në kulmin e saj. Tashmë fermerët ndjehen të rrënuar, ndërsa vlera e dëmit është relativisht e lartë. Ata shprehen, se te ardhurat nga bujqësia janë  e vetmja mënyrë që ata të  mbijetojnë dhe kërkojnë kompensim të dëmeve nga strukturat përkatëse të drejtorisë së bujqësisë së Elbasanit

b.ha./Shqiptarja.com