Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë sot në Panairin e Punës, në qytetin e Elbasanit. Kryeministri do të jetë në panair në orën 09:30, ndërsa është pritur me protesta.
Dhjetëra simpatizantë të opozitës, shoqëruar dhe nga deputetë dhe kryetari i PD Elbasan, po zhvillojnë një protestë me pankarta në duar.
Protestuesit janë shfaqur me pankarta me mesazhe kundër qeverisë, ku ndër të tjera shkruajnë ‘Poshtë pashallarët e krimit’. Ndërkohë, në vendngjarje ndodhen dhe forca policie, të cilët po monitorojnë situatën.