Elbasan, digjen makinat e një biznesmeni! 2 persona me kapele i spërkasin me benzinë dhe i vënë flakën

19 Prill 2021, 07:41

Dy automjete janë përfshirë nga flakët një natë më parë në Elbasan. Ngjarje është regjistruar në lagjen 'Emin Matraxhiu', ndërsa automjetet, një 'Range Rover' me targa AA 042 VL dhe një 'Volkswagen' me targa AA 248 BB rezultojnë në pronësi të një personi, i identifikuar si Kujtim Kasneci.