Elbasan/ Digjet gjatë natës makina e punonjësit të policisë kriminale, dyshohet e qëllimshme

24 Prill 2020, 09:35

ELBASAN- Një makinë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen "5 Maji", ku mjeti tip "Benz" me targa targa AA 471 SA është në pronësi punonjësit të policisë kriminale Marjus Mema. Makina ishte parkuar para banesës dhe si pasojë e flakëve është djegur pjesërisht. Nuk dihen ende shkaqet e nfjarjes, e ndërsa nuk përjashtohet që të jetë zjarrvënie me qëllim."Grupi hetimor  po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes", njofton policia.