Elbasan digjet një tjetër automjet afër stadiumit, pas dy makinave të djegura të ish-gjygjtarit Arben Vrioni mbëmjen e djeshme

18 Prill 2020, 15:30

Një tjetër automjet tip Renault është djegur mesditën e sotme në Elbasan, pas dy makinave të djegura mbrëmjen e djeshme të ish-gjygjtarit Arben Vrioni . Mjeti tip renault ka qenë i parkuar në bulevardin kryesor të qytetit teksa është përfshirë nga flakët. Sipas policisë flakët kanë ardhur si pasojë e një pajisje elektronike e cila ndodhej në bordin e makinës që ka shpërthyer në flakë, si shkak i temperaturave të larta dhe lënia e automjetit në diell ka favorizuar shperthimin e flakëve dhe nuk lidhet me ngjarjen e mbrëmshme.