Elbasan/ Dy punëtorë i zë korrenti, ndërpriten punimet në përroin e Zaranikës

18 Shtator 2019, 10:01

ELBASAN- Dy punëtorë i ka zënë korenti teksa ishin duke punuar. Ngjarja ka ndodhur në Elbasan ditën e dielë, gjatë punimeve të firmës ‘Bajrami N’, që po kryen për rehabilitimin e përroit të Zaranikës.

Dy punëtorët ishin duke ngritur pomopën e betonit krahu i së cilës takoi me telat përcjellët të tensionit të energjisë elektrike duke plagosur dy punonjësit.

Akutalisht ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Elbasanit.

Ndërkohe prej asaj dite  janë ndërprerë edhe punimet për e nisura nga kompania ‘Bajrami N’ për rehabilitimin e përrorit të Zaranikës.