Elbasan/ Dyqani pëpihet nga flakët, rrezikohen disa banesa

25 Shkurt 2019, 10:20

Një zjarr ka përfshirë në një dyqan në qytetin e Elbasanit. Mësohet se dyqani është ngjitur me disa banesa dhe është në pronësi të firmës që kujdeset për gjelbërimin e qytetit.

Nga zjarri rrezikohen disa banesa, ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat zjarrfikëse të cilat po përpiqen të neutralizojnë situatën.