Elbasan/ Ekzekutohet në 60 sekonda vëllai i Talo Çelës, 20 gëzhoja në vendin e ngjarjes!

17 Shtator 2020, 17:11

ELBASAN-  Në një hark kohor brenda 60 sekondash është ekzekutuar mëngjesin e sotëm, teksa pinte kafenë, Bujar Çela, vëllai i Talo Çelës (në kërkim për grabitjen e Rinasit më 9 prill 2019). Tre persona të maskuar si policë kanë zbrazur rreth 20 plumba, të pa shqetësuar nga askush, ku një nga autorët ka qenë i armatosur me një pushkë dhe 2 të tjerët me pistoleta, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme Çelës.

Report Tv mëson se kamerat e sigurisë kanë kapur tre autorët, të cilët zbritën nga mjeti 'Renault' dhe qëlluan në drejtim të Çelës, ndërkohë që pak minuta më pas kjo makinë me targa AA 876 DC u gjet i djegur, pak km nga vendi i ngjarjes, më konkretisht në fshatin Murras.