Elbasan, familja Vrapi prej 10 ditësh në qiell të hapur

22 Mars 2018, 20:59 | Përditesimi: 22 Mars 2018, 21:57

Familja Vrapi në fshatin Pajum të Elbasanit po përjeton një dramë të vërtetë, prej 10 ditësh ndodhen në qiell të hapur, pasi u është shembur shtëpia.
Sikur të mos mjaftonte kjo katër nga anëtarët e kësaj familje janë invalidë. 3 vite më parë shtëpia u shemb pjesërisht, pushteti vendor në atë kohë i sistemoi në një shtëpi tjetër dhe akordoi 50 mijë lekë për shtëpinë e tyre. Me ato para u rikonstrukturua aq sa ishte e mundur, por shirat e përmbytjet e sivjetshme e shembën atë sërish.

Prej 10 -ditësh ata qëndrojnë jashtë në qiell të hapur, kryefamiljari, Petrit Vrapi shprehet se nuk ka mundësi ta rregullojë banesën, ai  apelon për ndihmë:”E riparova para dy vjetësh shtëpinë, djalin e nusen i kam invalid, ne jetojmë jashtë nuk kemi ku të shkojmë. I kërkoj shtetit të na ndihmojë”. 

b.ha./Shqiptarja.com