Elbasan, fugoni i mallrave del nga rruga përfundon në përrua, plagoset drejtuesi

30 Maj 2020, 20:46 | Përditesimi: 30 Maj 2020, 20:49

Një fugon mallrash ka dalë nga rruga duke përfunduar në një përrua.  Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd në zonën e quajtur Mirakë.

Fugoni me targa AA079NY ka dalë disa metra nga rruga duke përfunduar në një përrua.  Nga aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i fugonit.

r.k./Shqiptarja.com