Elbasan/ Makina kthehet përmbys, dy të plagosur

11 Korrik 2019, 15:43

ELBASAN-Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Elbasanit.

 Nga raportimet paraprake mësohet se kanë mbetur të plagosur dy persona, identiteti i të cilëve nuk dihet ende.

Shqiptarja sjell foto nga vendi i ngjarjes ku shihet se një nga makinat është kthyer përmbys.