Elbasan, makina përplas tregtarin në anë të rrugës, ndërron jetë në spital

9 Qershor 2018, 18:05 | Përditesimi: 9 Qershor 2018, 18:05

Një tjetër aksident ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji një mjet Mercedes që po vinte nga Tirana ka plagosur rëndë një tregtar që po shiste fruta  në anë të rrugës.

I aksidenturi është dërguar menjëherë në spitalin e Elbasanit, por nuk ka mundur tu shpëtojë plagëve të marra

Drejtuesi i mjetit është ndaluar nga policia dhe po merret në pyetje.