Elbasan/ Merr flakë servisi i makinave në anë të rrugës! Digjet magazina dhe 2 mjete të parkuara...shtëllunga të mëdha tymi

24 Tetor 2020, 08:57

ELBASAN- Një servis makinash është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të shtunë në qytetin e Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:50 në rrugën Elbasan-Ish Kombinati Metalurgjik në fshatin Katundi i Ri. Flakët kanë përfshirë gjithë biznesin, i cili tregonte pjesë këmbimi anës rrugës. Si pasojë e flakëve të zjarrit është djegur një magazinë me pjesë këmbimi si dhe dy mjete të cilat kanë qenë të parkuara brenda ambienteve të këtij servisi.