Elbasan/ Një person i armatosur terrorizon banorët dhe qëllon me armë në drejtim të policisë! Mbërrin RENEA e FNSH

24 Dhjetor 2020, 16:30 | Përditesimi: 24 Dhjetor 2020, 20:05

Një situatë e ngjashme me atë që ndodhi me Lefter Zhidrun, është regjistruar pasditen e sotme në fshatin 'Zavalinë' të Elbasanit. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se policia ka shkuar në banesën e qytetarit për të bërë një kontroll, por ky i fundit ka kundërshuar duke qëlluar me armë në drejtim të uniformave blu. Deri tani fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, teksa 45-vjeçari nuk është neutralizuar ende nga policia.

r.k./Shqiptarja.com