Elbasan, përplasen 3 mjete, plagosen 4 persona, mes tyre nënë e bijë

11 Prill 2019, 20:42 | Përditesimi: 11 Prill 2019, 20:58

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e së enjtes si pasojë kanë mbetur të plagosur katër persona. Ngjarja është regjistruar në autostradën Elbasan- Tiranë, ku tre automjete janë përplasur me njëra tjetrën. Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë shpejtësia tej normave të lejuara të drejtuesve të automjeteve dhe moti i keq. Nuk dihet ende identiteti dhe gjendja shëndetësore e të plagosurve.

r.k./Shqiptarja.com