Elbasan/ Po trafikonte pistoleta, fishekë dhe 1.6 kg tritol nga Serbia, arrestohet kosovari

13 Gusht 2019, 17:44

Një kosovar i cili po trafikonte plot 19 pistoleta, 400 fishekë luftarakë dhe 1.6 tritol të tipit TNT është arrestuar në aksin Elbasan Peqin. 

Njoftimi i Policisë

Elbasan

Goditet një rast i trafikimit të armëve luftarake dhe lëndëve eksplozive .

Finalizohet operacioni policor "Papër"

Sekuestrohen 19 pistoleta të kalibrave të ndryshëm, 400 fishekë luftarak dhe 1.6 kilogramë tritol TNT.

Në pranga 51-vjeçari nga Kosova, i cili i trafikonte këto armë nga Serbia në Kosovë me destinacion final Shqipërinë. 
 
Drejtoria Hetimore Qendrore pranë Departamentit të Policisë Kriminele në Policinë e Shtetit, pas informacioneve të marra në rrugë operative për një trafik të mundshëm të armëve dhe municioneve luftarake nga Serbia në Kosovë e më pas në Shqipëri, referoi materialet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku u regjistrua procedimi penal i vitit 2019, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i  municioneve” .

Nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda u kryen hetime proaktive, të cilat çuan në finalizimin me sukses të operacionit "Papër",.

Në  bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan dhe Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, në rrugën nacionale Elbasan -Peqin, u kap në flagrancë shtetasi:

Y. A., 51 vjeç, lindur në Kacandoll dhe banues ne Podujevë, Kosovë.