Elbasan, prezantohet aplikacioni më i ri i Postës Shqiptare/ Rama: Shkurton kohë dhe zhduk burokracitë!

18 Dhjetor 2020, 12:22

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot “e-Wallet”, aplikacionin më të ri nga Posta Shqiptare.

Rama shprehet se përmes këtij aplikacioni, merren një sërë shërbimesh në postë online, duke shkurtuar kohën si dhe duke zhdukur burokracitë.

"Vërtet ne sot smund të themi se e kemi çlituar qytetarin nga kthetrat e demokracisë. Le të na kritikojnë të na shajnë e çfarë të duan por smund të bëhet një krahasim. Ska fare, sa mund të krahasosh këtë qiellin me Elbasanin në kohën e territ. Kjo është bazxa e një transformimi të jahstëzakonshëm  që do të kërkojë pak kohë. Ka shumë njerëz që e dinë se mund ta marrin nga telefoni i tyre por përsëri vazhdojnë vijnë.

Ku shkoni diku për të çuar pensionin merrni një fletpalosje. Nga ky moment është një shërbim ti mund ta marrësh edhe pensioni npa pasur nevojë për të shkuar deri atje. Ky do të jetë një çlirim i madh. Informimi  është i gjithë problemi. Ky aplikacion shkurton kohën dhe zhduk burokracitë. Kush flet për administratën e për korrupsionin në administratë, ka të drejtë të kërkojë shumë më tepër akoma, po kush nuk e sheh ndryshimin si dita me natën në shërbimet për qytetarët, ose ka shumë mllef politik e nuk shikon dot ose ka humbur kujtesën dhe nuk gjykon dot", tha Rama mes të tjerash.

"e-Wallet" është portofoli i ri elektronik i çdo qytetari, për të kryer të gjitha shërbimet postare nga celulari i vet, pa pasur më asnjë nevojë për të harxhuar kohë, nerva e deri edhe lekë për rryshfet, nëpër radhat e labirinthet e burokracisë.