Elbasan, qytetarët dynden në tregje për të bërë pazaret vetëm pak orë përpara mbylljes

17 Prill 2020, 12:48

Vetëm pak orë përpara mbylljes së orarit të kërkuar nga qeveria ditën e sotme në Elbasan situata është si një ditë e zakonshme. Gjatë një vëzhgimi të bërë në tregun ushqimor të qytetit, ka njerëz të shumtë, por jo vetëm këtu radhë janë regjistruar dhe në zyrat postare, ky numri i shtuar ka ardhur si pasojë e karantinimit të plotë në dy ditët e ardhshme. Dhe në tregun e Elbasanit pas mbylljes prej një muaji janë shtuar masat mbrojtëse ku çdo qytetar që futet në tregun e fruta-perimeve duhet të hyjë në tunelin e dezifektimit dhe më pas të vazhdoj për të blerë ushqimet. Nga ana e policisë bashkiake janë marrë masat që asnjë qytetar të mos hyj në treg pa vendosur maskat dhe dorezat.