Elbasan- Reshjet e shiut fryjnë ‘Përroin e Zaranikës’, rrezik për përmbytje

22 Dhjetor 2019, 19:40

Reshjet e dendura të shiut kanë rrezikuar disa zona të përmbyten. Përroi i Zaranikës në qytetin e Elbasanit ka pasur prurje të shumta uji dhe rrezikon të dalë nga shtrati. Gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja raporton se banesat pranë përroit rrezikojnë të përmbyten nëse reshjet e shiut do të vazhdojnë të bien me të njëjtin intensitet si gjatë paradites së sotme.

  •