ELBASAN - Tre punonjës policie kanë mbetur të plagosur me mjete prerëse gërshërë mëngjesin e kësaj të hëne në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "5 maji".
Autori është identifikuar si Nerfan Halimllari, përfaqësues i komunitetit rom, i cili më herët kishte grabitur një dyqan. Nën kërcënimin e gërshërës ai ka marrë një shumë parash në dyqan dhe është larguar menjëherë.
Pronari i biznesit Ardian Kuka ka njoftuar policinë pas ngjarjes dhe blutë kanë mbërritur në banesën e autorit të dyshuar, ku edhe kanë gjetur shumën e parave të grabitura. Në këtë moment, autori godet me thikë tre efektivë duke i lënë të plagosur. Ai është prangosur menjëherë nga policia, ndërsa vijon puna për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.
