Elbasan/ Shoferi humb kontrollin e mjetit, kamioni i ngarkuar me tulla hipën mbi rrethrrotullimin e Bradasheshit

7 Mars 2021, 20:17

#reportTV #lajmeshqip #lajme Një kamion i tonazhit të rëndë, i ngarkuar me tulla ka dalë nga rruga duke përfunduar mbi rrethrrotullimin e Bradasheshit në rrugën e ish Metalurgjikut në Elbasan. Drejtuesi i kamionit ka humbur kontrollonin e kamionit dhe për të shmangur animin e tij si pasojë e peshës së rëndë ka dalë nga rruga.Kamioni i ngarkuar me tulla ka hipur mbi rrethrrotullim, fatmirësisht pa u rrëzuar dhe pas shkaktuar të lënduar.