Elbasan/ Shpërthen pompa e karburantit, rrezikohen banesat përreth

23 Korrik 2019, 20:18

ELBASAN- Një karburant tek përroi i Zaranikës është përfshirë nga flakët. Siç raporton gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja, shkak ka qenë shpërthimi i një pompë benzine, duke rrezikuar seriozisht banorët në banesat aty pranë.

Fatmirësisht zjarrfikësja ka mbërritur në kohë dhe ka bërë të mundur shuarjen e flakëve, duke parandaluar përhapjen e tyre. Si pasojë e zjarrit është bllokuar disa momente rruga e unazës.

Shqiptarja.com sjell foto nga vendi i ngjarjes.