Elbasan, fishekët shkaktojne shpërthim të fuqishëm pas zjarrit në një banesë

20 Shkurt 2019, 12:25 | Përditesimi i fundit: 2019-02-20 13:18:18

Një shpërthim ka ndodhur në një banesë të braktisur në qytetin e Elbasanit. Dyshimet janë se kanë shpërthyer një sasi fishekës që ndodheshin në banesë, ndërsa si pasojë e flakëve të përhapura është djegr edhe një banesë tjetër pranë.

Dyshohet se shpërthimi ka ndodhur në lagjen 5 Maj përballë spitali psikiatrik.

Report Tv mëson se në vendngjarje kanë shkuar dy makina zjarrfikëse të cilat po punojnë për neutralizimin e situatës, ndërkohë që disa banorë janë evakuar për shkak të tymit të madh.