Elbasan, shpikje për të vjedhur energjinë, punonjësit e OSHEE e zbulojnë poshtë tjegullave

16 Janar 2020, 14:06

ELBASAN- Teksa vjedhja e energjisë elektrike vijon të jetë një fenomen shqetësues në vendin tonë, punonjësit e OSHEE-së kanë hasur një rast të pazakontë gjatë punës dhe kontrolleve në terren.

Këtë rast OSHEE e ka shpërndarë në rrjetet sociale duke treguar edhe habinë se si një qytetarë kishte fshehur kabullin elektrik që e kishte lidhur ilegalisht poshtë tjegullave . Ngjarja në fjalë ka ndodhur në Elbasan.“Vjedhja e energjisë elektrike po realizohet në forma më të kamufluara. Rasti tregon qartë “shpikjen” për të fshehur lidhjen e dytë”, shkruan OSHEE në Instagram.