Elbasan situatë e qetë, nuk ka dyndje masive të qytetarëve në rrugë dhe tregje

14 Prill 2020, 13:02

Në qytetin e Elbasanit situata është e qetë ku qytetarët i janë përshtatur masave të kërkuara për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Gjatë vëzhgimit të bërë në disa nga rrugët kryesore të qytetit të paktë janë ata qytetarë të cilë lëvizin për të bërë pazaret e ditës. Nëpër tregje nuk ka dyndje duke përfituar dhe nga zgjatja e orarit për disa biznese. Në rrugë janë prezentë forcat e policisë dhe ushtrisë të cilat verifikojnë çdo person a është i pajisur me lejen e daljes ose jo.