Elbasan/ Trajleri përplas furgonin, një e vdekur dhe dy të plagosura

3 Tetor 2019, 17:37

ELBASAN-Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte, ku për pasojë ka humbur jetën një 82-vjeçare dhe janë plagosur dy të tjera.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur "kthesa e gomave" ku një trajler ka goditur autobusin, për pasojë gjeti vdekjen e moshuara, R.H. 82 vjeçe dhe u plagosën D.M., 63 vjeçe dhe A.G., 44 vjeçe. Mësohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështia në rrugë, duke bërë që drejtuesi i kamionit A.H., të humb kontrollin e mjetit dhe të përplaset me furgonin. Fatmirësisht dy të plagosurrat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

    No videos found.