Elbasan, ujërat e bardha bashkohen me të zeza

18 Prill 2018, 20:33

Rreth 30 familje në Bradashesh të Elbasanit të cilët jetojnë në lagjen e njohur ndryshe “Uzina e 12-të” ankohen se ujërat e bardha janë bashkuar me të zezat, duke rrezikuar shfaqen e ndonjë epidemie. 

Tashmë që temperaturat kanë nisur të rriten dhe para kemi stinën e verës rreziku është edhe më i madh në lagjen “Uzina e 12-të” në Bradashesh të Elbasanit . Situata paraqitet më problematike për familjet e kateve të para dhe ata që kanë shtëpi përdhese. Qytetarët theksojnë:

Për këtë problem i jemi drejtuar njësisë administrative dhe bashkisë, por deri më tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje pozitive.

Qytetarët e Elbasanit

Ndërkohë ashtu siç duket nga pamjet situata është serioze, ndërsa zona kundërmon erë të rëndë.

Pak më tutje gjendet zona e kantierit të prodhimit. Këtu kanalizimet e ujërave të zeza nuk ekzistojnë fare.

Qytetari i Elbasanit