Elbasan, vritet Pjerin Xhuvani, i akuzuar nga PD si pjesë e bandave të PS! Autori shoqërues i Bardhit

21 Prill 2021, 18:49

ELBASAN- Vritet me armë zjarri te lagjja 5 Maji në Elbasan Pjerin Xhuvani, me profesionin mjek. Ai është akuzuar nga Partia Demokratike si mbështetës i Partisë Socialiste dhe i Edi Ramës dhe i lidhur me bandat. 

Autori për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan mësohet se është, Arbër Paplekaj, ish-efektiv i RENEAS, shoqërues i Gazment Bardhit. Ai ka pranuar krimin duke thënë se ka qëlluar për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që po blinin vota.  Raportohet se dëshmitarë okularë kanë thënë se Paplekaj ka dalë nga një furgon i PD-së dhe ka qëlluar në drejtim të vendit ku ka qenë Xhuvani, siç shihet edhe në foton që sjell Report Tv. Paplekaj kështë vetëdorëzuar në repartin e RENEA-s në Tiranë. 

Xhuvani u akuzua nga PD se ishte një ndër organizatorët e përplasjes fizike mes simpatizantëve të PS dhe PD Ditën e Verës në Elbasan.

Nga të shtënat sot  kanë mbetur edhe 4 të plagosur. Report Tv zbardh emrat e të plagosurve të ngjarjes së rëndë të ndodhur sot në Elbasan. Bëhet fjalë për Emiljan Prenga 39 vjeç,  Pavlo Vuksani  50 vjeç, Eltjon Bodinaku 32 vjeç, dhëndri i Pjerin Xhuvanit, dhe Xhensila Sota  27 vjeçe  ( punonjëse e policisë).

Pjerin Xhuvanin ishte i përshirë në përplasjen në Elbasan, Ditën e Verës, mes militantëve të PS dhe PD. Në atë kohë opozita akuzoi mbështetësit e Ramës që dhunuan qytetarët ishin eksponentë të krimit të organizuar dhe se atë ditë ishin edhe të armatosur. Xhuvani ka qenë dhe ish-kryetar i LSI-së.

Në vendngjarje, vetëm pak minuta pasi ka ndodhur krime ishte dhe drejtuesi politik i PD-së në Elbasan, ku ka justifikuar krimin duke thënë se shtabi elektoral i Taulant Ballës po blinte vota.