Elbasan, zbardhen vrasjet e Emiljano Ramazanit e Regis Runaj, arrestohen 2 persona të tjerë

8 Gusht 2020, 13:18 | Përditesimi i fundit: 2020-08-08 13:19:49

Zbardhen vrasjet e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj ne Elbasan, miq mes tyre. Policia ka arrestuar edhe 2 persona të tjerë të përfshirë në vrasjet e Elbasanit, të vrasjes së Regis Runaj dhe Emiljano Ramazani miq të ngushtë me njëri-tjetrin

Për vrasjen e Ramazanit janë arrestuar më herët Albert e Seit Manahasa, babë e bir.Xhulion Hoxha, 29 vjeç dhe Euglen Halili, 23 vjeç, të dy banues në Elbasan, janë autorët e vrasjes së Regis Runaj, me thikë, por edhe të përfshirë në ekzekutimin e  Emiljano Ramazanit më 20 korrik.